Bekim Fehmiu, “Uliksi” shqiptar i Hollivudit

Bekim Fehmiu, “Uliksi” shqiptar i Hollivudit

Kultura June 01, 2026 - 11:50

Më 1 qershor 1936, në Sarajevë të Bosnjë dhe Hercegovinës, u lind aktori i madh me origjinë shqiptare, Bekim Fehmiu.

Ai studioi në Universitetin e Beogradit për film prej vitit 1956 deri më 1960. “Odisea”, “Mbledhësit e puplave” dhe shumë filma të tjerë e renditën Bekimin në mesin e kolosëve botërorë të filmit,

Ai është aktori i parë shqiptar i filmit dhe i teatrit, i cili ka luajtur me sukses në filmat dhe skenat e gjithë hapësirës së ish-Jugosllavisë. Ka qenë një nga personalitetet që ka lënë gjurmë në kinematografinë ballkanike, por mbi të gjitha, ai është i madh për kontributin artistik në kinematografinë botërore duke u bërë aktori i parë nga Evropa Juglindore që luajti në Hollywood gjatë Luftës së Ftohtë. Interpretoi një sërë rolesh, duke interpretuar në shqip, në maqedonisht, në serbisht, në turqisht, në spanjisht, në frëngjisht, në anglisht dhe në italisht.

Mishërimi mjeshtëror i personazheve prej tij, do të hasej dukshëm në realizimet “Prova speciale”, “Odiseja”, “Aventurieri”, “Rruga”, “Vite të nxehta” dhe “Dezertori”.

Fehmiu ka bashkëpunuar me emra të mëdhenj të artit filmik, si: Ava Gardner, Robert Show, John Huston, Dirk Bogard, Irene Papas, Claudia Cardinale etj.

Shqipërinë e vizitoi për herë të parë në vitin 1972. Bekim Fehmiu u martua me Branka Petriq dhe kishte dy djem. Ndërroi jetë më 15 qershor 2010 në moshën 74-vjeçare. /atsh