Sot hapet Panairi i Librit në Prishtinë
Kultura
June 17, 2026 - 08:09
Në Pallatin e Rinisë në Prishtinë sot nga ora 12:00 hap dyert Panairi i Librit, një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore, që mbledh shtëpi botuese, autorë dhe dashamirës të librit nga Kosova dhe rajoni.
Vizitorët do të kenë mundësi të njihen me botimet më të reja, të marrin pjesë në promovime librash dhe aktivitete të ndryshme letrare, që do të zhvillohen gjatë ditëve të panairit.