Konferenca historike Solvay e vitit 1927 mblodhi 17 fitues të çmimit Nobel në Fizikë

Konferenca historike Solvay e vitit 1927 mblodhi 17 fitues të çmimit Nobel në Fizikë

Kultura July 24, 2026 - 09:55

Një nga fotografitë më ikonike në historinë e shkencës është realizuar gjatë Konferencës Solvay për Elektronet dhe Fotonet, e mbajtur në vitin 1927 në Bruksel, ku u mblodhën disa prej mendjeve më të ndritura të fizikës moderne.

Në konferencë morën pjesë 29 shkencëtarë, ndërsa plot 17 prej tyre ishin ose u bënë fitues të Çmimit Nobel, duke e bërë këtë takim një nga grumbullimet më të jashtëzakonshme të laureatëve në histori.

Në mesin e pjesëmarrësve ishin emra legjendarë si Albert Einstein, Marie Skëodowska Curie, Niels Bohr, Max Planck, Werner Heisenberg, Erwin Schrödinger, Paul Dirac, Max Born, Louis de Broglie dhe Wolfgang Pauli, të cilët hodhën themelet e fizikës kuantike.

Veçanërisht spikat Marie Skëodowska Curie, e vetmja grua në fotografi dhe njëkohësisht shkencëtarja e parë që fitoi dy herë Çmimin Nobel – në Fizikë dhe Kimi.

Konferenca Solvay e vitit 1927 konsiderohet një moment vendimtar në zhvillimin e teorisë kuantike, ku debatet dhe idetë e shkencëtarëve të pranishëm ndikuan në mënyrë të thellë në evolucionin e fizikës moderne.

Fotografia historike, e realizuar nga Benjamin Couprie në Institutin Ndërkombëtar të Fizikës Solvay në Bruksel, mbetet edhe sot një simbol i epokës së artë të shkencës dhe bashkëpunimit ndërkombëtar në kërkimin shkencor. /kultplus