Prezantohen edhe këngët e Festivalit të Fëmijëve në Akordet e Kosovës
Kultura
September 14, 2026 - 23:00
Janë prezantuar edhe 15 këngët që do të interpretohen në edicionin e parë të Festivalit për fëmijë në Akordet e Kosovës, i cili do të mbahet më 1 nëntor, në organizim të Radiotelevizionit të Kosovës.
Në skenën e madhe të festivalit, fëmijët do të sjellin këngët e përzgjedhura përmes zërit, emocionit dhe talentit të tyre.
Festivali i fëmijëve në Akordet e Kosovës rikthehet pas shumë vjetësh, me synimin për të krijuar hapësirë për promovimin e talenteve të reja dhe për pasurimin e skenës muzikore për fëmijë.
