Kosova pjesë e rrjeteve evropiane të bashkëpunimit kulturor dhe muzikor

Kosova pjesë e rrjeteve evropiane të bashkëpunimit kulturor dhe muzikor

Kultura November 02, 2026 - 20:31

Profesoresha Lejla Pula dhe Besa Luzha kanë përfaqësuar Kosovën në takimin evropian të rrjeteve të ansambleve muzikore, të mbajtur në Kremonë të Italisë, në kuadër të projektit Synergia.

Ato morën pjesë në këtë takim në kuadër të festivalit “Chopin Piano Fest Prishtina”, duke prezantuar përvojën dhe kontributin e Kosovës në zhvillimin dhe promovimin e muzikës klasike.

Me këtë rast, zëvendëskonsullja e Kosovës në Milano, Qendresa Fazliu, priti në Konsullatën e Përgjithshme profesoreshat Pula dhe Luzha, të cilat i përgëzoi për angazhimin në promovimin e vlerave artistike dhe kulturore të vendit në Itali.

Sipas njoftimit të Konsullatës, Fazliu theksoi se do të vazhdojë të mbështesë iniciativa të tilla, të cilat ndihmojnë në promovimin ndërkombëtar të Kosovës dhe në forcimin e bashkëpunimit kulturor me institucionet italiane dhe evropiane.