Frikën nga lartësia deshi ta largonte duke u lëshuar me parashutë, ushtari u alivanos disa herë

Frikën nga lartësia deshi ta largonte duke u lëshuar me parashutë, ushtari u alivanos disa herë

Kuriozitete September 14, 2019 - 18:14
Detajet

Eriq Adame është ushtari i marinës së Shteteve të Bashkuara, që ka frikë të madhe nga lartësia dhe për pasojë, ka shumë problem gjatë udhëtimeve me aeroplan.

Këtë frikë, 23-vjeçari deshi ta ta largonte duke u lëshuar me parashutë me një profesionist, me pretendimin se nëse ballafaqohet nga afër mund t’i kalojë me lehtësi, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, asgjë nuk shkoi si planifikonte, sepse ai u alivanos sapo doli prej aeroplanit që ndodhej në lartësi dhe më pasi i ndodhi edhe disa herë tjera.

Sikur gjithçka të ketë kaluar, parashutisti kreu një manovër që e bëri parashutën të lëvizë edhe më shpejtë dhe e frikësoi edhe më shumë atë.

Lëshimi është kryer me sukses dhe ata arritën poshtë si duhet, ndërsa nuk dihet nëse frika tij nga lartësia është larguar dhe ai tani është më mirë.