Traktorit i shkëputet rrota dhe godet veturën që po vinte përballë

Traktorit i shkëputet rrota dhe godet veturën që po vinte përballë

Kuriozitete dhjetor 09, 2019 - 20:57
Detaje

Një rrotë shkëputet nga traktori dhe shkon në drejtim të një veture që po vinte përballë.

Incidenti i tmerrshëm ndodhi në Belgorod, në Rusinë Jugore,të enjten e kaluar ndërsa traktori po ecte në rrugët e akullta me një shpejtësi të normale.

Një veturë mund të shihet përgjatë një rruge përmes xhirimeve, që e ndjek traktorin nga afër.

Pak më vonë, një makinë vjen nga drejtimi i kundërt derisa rrota traktorit shkëputet nga boshti.

Rrota godet xhamin e makinës që kalon, duke bërë që ajo të rrëshqasë.

Edhe pse makina pësoi dëme të konsiderueshme, shoferi thuhet se u largua i palënduar.