Një vorbullë uji “zbarkon” në bregun e një plazhi plot me njerëz në Miami [video]

Një vorbullë uji “zbarkon” në bregun e një plazhi plot me njerëz në Miami [video]

Kuriozitete April 22, 2023 - 11:51

Diçka e pazakontë u kap nga kamerat në plazhin Hollywood Beach të Miamit, SHBA.

Videoja e xhiruar nga një helikopter i mediumit amerikan CBS tregon momentin kur një vorbullë uji që vinte nga deti u përplas në një plazh plot me njerëz.

Erërat e forta kanë bërë që një burrë të rrëzohej mbrapsht, por për fat të mirë nuk pësoi lëndime.

Vorbulla e ujit u shpërnda në momentin kur arriti në breg, dhe zbarkoi si një erë e furishme duke tundur palmat.

Megjithatë, nuk bëri dëme të mëdha përveç se shpërndau karriget dhe tavolinat e plazhit. /Telegrafi/