Tavolina dy kilometra e gjatë bashkon myslimanët dhe të krishterët në iftarin për Pashkë

Tavolina dy kilometra e gjatë bashkon myslimanët dhe të krishterët në iftarin për Pashkë

Kuriozitete April 02, 2024 - 12:04

Në Borgerhout - Antwerp 6.000 njerëz u mblodhën të dielën për të ngrënë iftarin së bashku në një tryezë dy kilometra të gjatë. Trafiku i rënduar ia la vendin tavolinave dy kilometra të mbushura plot me ushqime nga të gjitha vendet dhe pije të ndryshme.

Ashtu si vitin e kaluar, festa e krishterë e Pashkëve përkon me muajin e agjërimit islam të Ramazanit. Pas perëndimit të diellit, myslimanët e prishën agjërimin e tyre dhe në tryezë u bashkuan miqtë e tyre nga të gjitha llojet e kombësive, kulturave dhe feve.

Kjo nismë vjen nga rrethi Borgerhout dhe disa organizata lokale si shoqata tregtare dhe socio-kulturore të cilat synojnë bashkimin e sa më shumë njerëzve në një tavolinë ku mbizotëron harmonia.

"Kjo nuk ka të bëjë me myslimanët ose të krishterët. Të gjithë janë të mirëpritur. Këtu mund të hani vërtet çdo gjë. Ne duam të bashkojmë sa më shumë njerëz".

Vitin e kaluar, tavolina e iftarit në Borgerhout ishte një kilometër e gjatë. Të inkurajuar nga autoritetet e rrethit, tavolina u zgjat me një kilometër këtë vit, duke vendosur një rekord belg.