A e dini pse kafeja shërbehet gjithmonë me një gotë ujë?

A e dini pse kafeja shërbehet gjithmonë me një gotë ujë?

Kuriozitete August 14, 2026 - 13:38

E keni pyetur ndonjëherë veten pse pranë filxhanit të kafesë vendoset edhe një gotë ujë?

Për shumë njerëz është një shoqëruese e zakonshme e kafesë, por ky ritual ka një histori që lidhet me kulturën e vjetër të kafeneve evropiane.

Zakoni lidhet veçanërisht me kafenetë vjeneze të shekullit XIX, ku mënyra e shërbimit të kafesë kishte rregullat e veta.

Një nga shpjegimet e hershme për gotën e ujit lidhet me përdorimin e lugës gjatë pirjes së kafesë.

Nga nevojë praktike në ritual

Sipas traditës së përcjellë ndër vite, klientët përdornin lugën për të përzier kafenë dhe sheqerin. Pas përdorimit, luga mund të kishte mbetje kafeje ose shkumë dhe uji shërbente për ta shpëlarë përpara se të vendosej përsëri në tabaka.