Kujdes prindër: Përdorimi i telefonit nga ju ndikon direkt në zhvillimin e të folurit te fëmijët

Kujdes prindër: Përdorimi i telefonit nga ju ndikon direkt në zhvillimin e të folurit te fëmijët

Lifestyle November 20, 2026 - 17:08

Një studim i realizuar nga RISE Health dhe Universiteti i Averios tregon se përdorimi i telefonit nga prindërit në prani të fëmijëve ka ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin e të folurit te ta.

Studiuesja Maria Inês Gomes, ka thënë se “Prindërit luajnë një rol të rëndësishëm në krijimin e mundësive për komunikim në përditshmëri”.

Bisedat, loja, këndimi dhe rrëfimi i historive u japin mundësi fëmijëve të dëgjojnë dhe të provojnë mënyra të ndryshme të të folurit në situata që kanë kuptim për ta, shton Gomes, raporton Euronews.Ky studim përfshiu 93 familje, gjuha e parë e të cilave është portugalishtja dhe që kanë fëmijë të moshës nga 3 deri në 5 vjeç.

Sipas gjetjeve, shpërqendrimi i prindërve nga telefoni ndikon direkt në ndërveprimet me fëmijët, të cilat kanë rëndësi të veçantë për zhvillimin e të folurit.

Në të njëjtën kohë, analiza rezulton se marrëdhëniet e kufizuara vetëm në raportin prind-fëmijë mund të krijojnë pengesa në zhvillimin e përgjithshëm të tyre, të kufizojnë autonominë e fëmijës dhe të ndikojnë në larminë e konteksteve gjuhësore në të cilat ai merr pjesë.

Studiuesit theksojnë se kur prindërit përgjigjen në vend të fëmijëve ose u paraprijnë fjalëve të tyre, nuk u lënë hapësirë të mjaftueshme për të komunikuar dhe për të zhvilluar autonominë, veçanërisht në aspektin fonologjik.

Për këtë arsye, studiuesit i inkurajojnë prindërit që të rivlerësojnë shprehitë e tyre digjitale. Ata shtojnë se komunat dhe shkollat mund të ndihmojnë duke organizuar rutina dhe aktivitete për prindërit, me përmbajtje të përshtatshme dhe kohë të dedikuar për komunikimin me fëmijët.