Joga si terapi mbështetëse për të mbijetuarat nga kanceri
Një studim i ri ka zbuluar se joga mund të ndihmojë ndjeshëm personat që kanë kaluar kancerin, duke reduktuar pagjumësinë, ankthin, lodhjen dhe çrregullimet e humorit. Ekspertët thonë se kjo metodë natyrale mund të ofrojë një alternativë pa medikamente për përmirësimin e mirëqenies fizike dhe emocionale të pacientëve.
Sipas Shoqatës Amerikane të Onkologjisë Klinike (ASCO), shumica e të mbijetuarve nga kanceri përballen me probleme serioze të gjumit, ndërsa shumë prej tyre vuajnë edhe nga ankthi, lodhja dhe ndryshimet emocionale pas trajtimeve, shkruan burimi Health Day transmeton Gazeta Shneta.
Studimi u realizua nga studiues të Universitetit të Rochesterit në SHBA dhe përfshiu mbi 400 persona.
Pjesëmarrësit ndoqën një program të quajtur “Joga për të mbijetuarit nga kanceri”, i cili kombinonte poza të lehta joga, ushtrime frymëmarrjeje dhe teknika relaksimi për një periudhë katërjavore.
Seancat zhvilloheshin dy herë në javë nën drejtimin e instruktorëve, ndërsa pjesëmarrësit praktikuan joga edhe në shtëpi.
Rezultatet treguan përmirësim të dukshëm në cilësinë e gjumit, ulje të ankthit dhe reduktim të lodhjes tek ata/o që morën pjesë në program, krahasuar me personat që ndoqën vetëm trajtimin standard mjekësor.
Ekspertët theksojnë se aktualisht nuk ekziston një metodë e vetme ideale për trajtimin e të gjitha këtyre problemeve tek të mbijetuarit nga kanceri.
Megjithatë, ky studim sugjeron se joga mund të jetë një mbështetje e rëndësishme për shëndetin mendor dhe fizik gjatë rikuperimit afatgjatë. /Gazeta Shneta