Dieta mesdhetare pakëson humbjen e dëgjimit
Shëndetësi
June 05, 2026 - 10:14
Dietat ndikojnë në rrezikun e njerëzve për humbjen e dëgjimit, sugjeron hulumtimi i ri.
Gratë që praktikojnë dietën mesdhetare për të ngrënë kanë rreth 30 për qind më pak gjasa për tu bërë të shurdhër, zbuloi një studim.
Kjo dietë është e pasur me fruta, perime dhe arra.
Studiuesit besojnë se ngrënia e shumtë e peshkut dhe perimeve ndihmon në uljen e presionit të gjakut të njerëzve dhe zvogëlimin e inflamacionit, duke çuar në rrjedhjen më të mirë të gjakut përmes veshëve të tyre.