Këshilla si të mbroheni nga virozat gjatë pushimeve në bregdet
Gjatë pushimeve në zonat bregdetare, rreziku i helmimit nga ushqimi rritet për shkak të temperaturave të favorshme për shumimin e mikrobeve dhe viruseve.
Përveç kësaj, uji i detit mund ta bej më të lehtë transmetimin e këtyre viruseve dhe mikrobeve nga një person te tjetrin. Këto janë disa masa që mund të merrni.
Merrni me vete:
- Probiotikë për fëmijë, dhe jepjani gjatë ditëve të pushimit, një kokërr me vaktin e drekës.
- Vaj rigoni, jepjani vetëm nëse shfaqin simptomat si: perzierje, diarre dhe dhimbje barku, 1 pikë vaji në 1 gotë uji të madhe, 2 herë ne ditë. Bëni kujdes! Me ujin që pini dhe ujin me të cilin gatuhet.
- Mos konsumoni sallata te freskëta, preferojini të ziera, kërkoni gjithmonë pak qepë të njomë ose të thatë dhe konsumojeni të gjallë me perimet e ziera.
- Preferoni makaronat me domate të freskët, patatet, perimet e gatuara dhe djathin kaçkavall.
Nëse jeni prekur nga viroza:
- Evitoni alkoolin
- Pini çaj rigoni ose nenexhiku
- Pini ujë
- Pushoni.