Si ta luftojmë lëkurën e thatë?

Si ta luftojmë lëkurën e thatë?

Shëndetësi October 07, 2026 - 12:09

Kalimi nga stinët e nxehta në të ftohta dhe e kundërta kanë ndikim te lëkura jonë. Ndryshimi i temperaturave e bën lëkurën më të thatë e më irrituese.

E si të kujdesemi e ta evitojmë këtë, lexoni pesë këshillat më poshtë:

Ndaloni pirjen e duhanit

Duhanpirja e bën lëkurën më të thatë njëkohësisht përshpejton procesin e plakjes, duke e shndërruar lëkurën të pirur ndaj oksiduesve.

Vendosni kremë rregullisht

Vendosja e kremës çdo ditë ngrit hidratimin e lëkurës, si dhe mbron lëkurën nga temperaturat e ashpra.

Evitoni sapunët dhe dushet e gjata

Përdorimi i tepërt i sapunëve dhe shamponeve e bën lëkurën tuaj të thatë dhe largon lipidet (shtresë mbrojtëse e jashtme e lëkurës). Përdorni pastrues me vaj në vend të sapunit.

Kujdes ambientin

Një ambient i brendshëm shumë i nxehtë dëmton lëkurën. Vishni një xhaketë dhe ulni temperaturën pak.

Konsumoni shumë ujë

Dehidrimi e bën lëkurën e thatë, kshtu që sigurohuni të pini të paktën gjashtë deri në tetë gota me ujë në ditë.