Kërkohet ndihmë urgjente financiare për Endrit Azemin, 20-vjeçarin që po lufton me leukeminë
Shëndetësi
November 06, 2026 - 11:23
Endrit Azemi, vetëm 20 vjeç, është diagnostikuar me Leukemi Limfoblastike Akute të qelizave B (B-ALL, CD19-pozitive) dhe ka nevojë urgjente për ndihmën tonë.
Pas shqyrtimit të dokumentacionit mjekësor, spitali Acëbadem në Turqi ka përgatitur planin e trajtimit, kostoja e të cilit arrin në 253.770 euro.
Një shumë e tillë është tepër e rëndë për familjen e tij, ndaj sot Endriti ka nevojë për solidaritetin dhe mbështetjen e të gjithëve ne.
Çdo kontribut ka rëndësi, pavarësisht shumës. Le t’i japim Endritit mundësinë të vazhdojë trajtimin dhe luftën për jetën.
NDIHMO KETU