“Thuaje çfarë ke me Kiara Titon”, përgjigjet Butrint Imeri

“Thuaje çfarë ke me Kiara Titon”, përgjigjet Butrint Imeri

Showbiz December 11, 2019 - 22:49
Detaje

Butrinti foli për Kiarën Butrint Imeri është njëri ndër artistët më të pëlqyer nga publiku.

Duke qenë se ka numër të madh të fansave anë e mbanë trojeve shqiptare, këngëtari aktiv po tregohet edhe në rrjete sociale, ku numëron ndjekës të shumtë.

Sonte në instagram, ku ka 822 mijë ndjekës, iu përgjigj pyetjeve të shumta të fansave. Njëra nga pyetjet e tyre ishte: Cila është pika e dobët? Artisti i njohur u shpreh se pika e tij e dobët e tij është gënjeshtra dhe vazhdoi të këndojë një pjesë të këngës së re, “M’ke rrejt”, e cila pritet të publikohet me datën 14 të këtij muaji.

Në mesin e pyetjeve tjera, Butrinti u pyet edhe për raportin me moderatoren e njohur nga Shqipëria, Kiara Titon, për të cilën është komentuar nga publike se ishin në lidhje. “Thuaje sonte cfare ke me Kiara Titon ose hesht pergjithmone?“, ishte pyetja që iu bë artistit, derisa ai u shpreh se Kiara është shoqja më e mirë e tij nga Tirana, shkruan rtv21.tv Kujtojmë që, Kiara Tito ishte pjesë e videoklipit “Hajt hajt” të Butrint Imerit, e cila ishte publikuar më 07 qershor të këtij viti.