“Do doja t’i kisha të dy”, Ermali tregon se çfarë roli do të kishte Berisha në film

“Do doja t’i kisha të dy”, Ermali tregon se çfarë roli do të kishte Berisha në film

Showbiz January 30, 2020 - 14:10

Ermal Mamaqi ka treguar se edhe Sali Berisha kishte ftesë për të qenë pjesë e kastit të filmit.

Ermal Mamaqi ka qenë i ftuar së fundi në emisionin ‘Soiree’ me Jonida Shehun në ‘Top Channel’ për të treguar disa nga prapaskenat e filmit ‘I Love Tropoja’, premierën e të cilit e kishte mbrëmë.

Ai ka treguar që do donte që t’i kishte në film edhe Edi Rama edhe Sali Berishën, por ka qenë ky i fundit që nuk ka pranuar.

Ndër të tjera, Ermali ka treguar se Edi Rama e kishte me shumë qejf që të ishte edhe Berisha në film dhe të luanin bashkë.

“Kisha menduar që t’i kisha të dy. Rama ishte dakord, madje u mërzit shumë që nuk erdhi. Më duket se ai e ka qejf Berishën, por më ka uruar edhe më ka falenderuar për shërbimin që po i bëhet Tropojës”, ka thënë Ermal Mamaqi.

Ai ka zbuluar edhe se çfarë roli kishte menduar ai që t’i jepte ish-kryeministrit Sali Berisha në film.

“Ai ka qenë i pari që ka marrë ftesën. Berisha do të ishte xhaja i gruas time nga Tropoja. E vetmja gjë që do bënte ishte që do hynte në dasmë dhe do thoshte “This is a miracle of freedom” dhe nuk e tha. Nuk më pranoi, më erdhi keq. Do ishte një kujtim shumë i bukur i doktorit”.