Në moshën 44-vjeçare Sia bëhet gjyshe

Në moshën 44-vjeçare Sia bëhet gjyshe

Showbiz July 01, 2020 - 12:33

Sia është bërë gjyshe për herë të parë.

Këngëtarja australiane birësoi dy djem të rritur më 2019, shkruan The Independent, transmeton lajmi.net.

Këngëtarja Sia është bërë gjyshe për herë të parë në moshën 44 vjeçe. Autorja e hitit “Chandelier” birësoi dy djem të rritur më 2019 dhe zbuloi në një intervistë me Zane Lowe në Apple Music këtë javë se njëri prej tyre ishte bërë baba.

“Djali im më i vogël sapo ka dy bebe, unë jam tmerruar menjëherë,” tha me shaka Sia.

“Jo, jam mirë. Më quajnë Nana. Unë jam duke u përpjekur t’i bëj ata të më quajnë Lovey, si Kris [Jenner]. Jam si “Më quaj Lovey” … Jam gjyshe”, tha ajo.

Në maj, këngëtarja australiane foli haptas për herë të parë në lidhje me adoptimin e djemve të saj, të cilët ishin edhe 18 vjeç dhe “plakur” nga sistemi i kujdestarisë në atë kohë.

“Unë në të vërtetë birësova dy djem vitin e kaluar, ata ishin 18, por të dy janë tani 19 vjeç”, shtoi Sia.