Erion Veliaj flet për planet për një fëmijë të dytë

Erion Veliaj flet për planet për një fëmijë të dytë

Showbiz March 15, 2024 - 00:08

Erion Veliaj, i ftuar në “Aldo Morning Show” ka thënë se bashkë me bashkëshorten, Ajola Xoxa, kanë në plan të zgjerojnë familjen me bebin e dytë. Veliaj, ndonëse nuk ka treguar shumë detaje, është shprehur se i kanë premtuar djalit të tyre, Kajan, një motër ose vëlla dhe se “në ato ujëra janë”.
 
Aldo i tha se mezi pret qershorin sepse Erioni në qershor jep ndonjë lajm të ri, si ai “Gëzuar 1 Qershorin nga ne të tre”, kur konfirmoi shtatzëninë e Ajolës.

Kryebashkiaku i Tiranës iu përgjigj: “Kajan ka kohë që kërkon një vëlla dhe një motër dhe mami e babi ia kanë premtuar, kështu që me shpresë”, duke shtuar gjithashtu se “në ato ujëra janë”.
 
Më 6 tetor 2018-ës, kryebashkiaku Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa u bënë prindër për herë të parë. Siç e thamë më sipër, ata e konfirmuan lajmin e bukur më 1 qershor dhe kanë qenë privatë jo vetëm për marrëdhënien e tyre, por edhe për ekspozimit e Kajanit të vogël në media dhe rrjetet sociale.