Tensione e debate në BBVA, këtë herë mes Eglës dhe Rozës

Tensione e debate në BBVA, këtë herë mes Eglës dhe Rozës

Showbiz March 15, 2024 - 11:14

Debatet e forta dhe tensionet brenda shtëpisë së Big Brother Vip Albania janë bërë tashmë pjesë e jetës së përditshme të banorëve.

Një nga incidentet e fundit ka ndodhur mbrëmë në dhomën e gjumit mes aktores Egla Ceno dhe prezantueses Roza Lati, debat i cili ka përfunduar me një sjellje të padëshiruar nga ana e Eglës, shkruan Zeri.info.

Gjatë një debati në dhomën e gjumit, Egla, në një moment të tensionuar, ka teshtitur disa herë me qëllim në fytyrën e Rozës, duke thënë “Kam alergji në fytyrën e saj”.

Roza në një moment i ka përmendur edhe zarfin e zi i cili ka hyrë për herë të dytë në shtëpi për Eglën.

Kjo përplasje vjen vetëm pak orë pas një debati të ngjashëm të ashpër mes Eglës dhe një banoreje tjetër, Rikes.Rike, si shprehje pakënaqësie për përmendjen e familjarëve të saj, e lagu Eglën me krem kuzhine në oborr.

Tensionet mes tyre u rritën në atë pikë sa u shëndrruan në përplasje fizike.

Përplasjet e vazhdueshme brenda shtëpisë kanë bërë që zarfe të shumta të futen brenda shtëpisë, ndërsa cili do të jetë vendimi i zarfit të zi pritet të shihet në primen e radhës. /Zëri