Mateo flet për herë të parë pas finales së BBVA-së: Kam fituar dashurinë, nuk kam pendesa
Showbiz
April 19, 2026 - 16:41
Mateo ishte një ndër finalistët e këtij edicioni të Big Brother VIP Albania, duke u renditur në këtë edicion i treti në finale e madhe.
Pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, finalisti ka folur për emocionet që përjetoi gjatë finales.
Mateo gjatë një prononcimi pas daljes deklaroi se ndonëse nuk fitoi çmimin e madh, ai fitoi dashurinë e publikut.“Finale, me gjithë emocione, të dridhura, zemra po na dilte nga vendi. Me shpresën për fitore, me shpirt, publiku na solli deri këtu dhe nuk ishte e shkruar ta fitonim. Asnjë lloj pendese unë kam fituar dashurinë”, u shpreh Mateo.
Ndryshe, Selin Bollati ishte konkurrentja e cila u shpall fituese e këtij edicioni të BBVA-së. Ajo ndau finalen me Mirin, Mateon dhe Rogertin.