Harry Styles dhe Zoe Kravitz fejohen pas tetë muajsh lidhje, burimet zbulojnë romancën serioze

Harry Styles dhe Zoe Kravitz fejohen pas tetë muajsh lidhje, burimet zbulojnë romancën serioze

Showbiz April 24, 2026 - 08:42

Harry Styles dhe Zoe Kravitz thuhet se janë fejuar pas vetëm tetë muajsh lidhje, duke e çuar romancën e tyre në një tjetër nivel.

Sipas burimeve për Page Six, këngëtari 32-vjeçar është plotësisht i dashuruar me aktoren 37-vjeçare, ndërsa miqtë e tyre nuk janë befasuar nga ky hap i madh.

Thashethemet për fejesë nisën pasi Zoe u fotografua së fundmi me një unazë të madhe diamanti në gisht, gjatë një vizite në Mbretërinë e Bashkuar, ku dyshja u panë duke kaluar kohë romantike në Londër, shkruan DailyMail.

Ata janë parë disa herë së bashku muajt e fundit, duke përfshirë takime në Londër, Romë dhe Bruklin, ndërsa lidhja e tyre është bërë gjithnjë e më serioze që nga momenti kur u shfaqën për herë të parë dorë për dore gushtin e kaluar.

Kjo do të ishte fejesa e parë për Harry Styles, ndërsa Zoe Kravitz ka qenë më parë e martuar me aktorin Karl Glusman, me të cilin u divorcua në vitin 2021.

Ajo ka qenë gjithashtu e fejuar me aktorin Channing Tatum, por marrëdhënia e tyre përfundoi në tetor 2024.

Në intervista të fundit, Styles ka folur hapur për dëshirën për të krijuar familje dhe për të ndërtuar një jetë të qëndrueshme me personin e duhur, duke lënë të kuptohet se është gati për një kapitull të ri në jetën e tij personale. /telegrafi

Image
Image