“U martuan” në BBVA, Mateo dhe Brikena vazhdojnë të mbajnë unazat

“U martuan” në BBVA, Mateo dhe Brikena vazhdojnë të mbajnë unazat

Showbiz April 25, 2026 - 19:45

Brikena dhe Mateo i kanë thënë “Po” njëri-tjetrit në altarin e Big Brother VIP Albania, duke ndjekur traditën e dasmave brenda formatit.

Edhe pas daljes nga shtëpia, çifti duket se nuk është ndarë nga simboli i këtij momenti, pasi vazhdojnë të mbajnë unazat që i shkëmbyen gjatë ceremonisë.

Mateo ka ndarë një fotografi ku shihet duke i mbajtur dorën Brikenës, ndërsa në fokus bien pikërisht unazat e tyre.

Lidhja e tyre jashtë shtëpisë po vijon me takime dhe momente të përbashkëta, duke e bërë distancën Kosovë–Shqipëri pothuajse të pavërejtshme për çiftin.  /telegrafi

Image
Image