Mira Murati shqiptarja e vetme në “Met Gala 2026”, shkëlqeu me paraqitjen e saj elegante në tapetin e kuq
Në mbrëmjen më të madhe të modës, Met Gala 2026, këtë vit ishte e pranishme edhe Mira Murati.
Themeluesja e Thinking Machines dhe ish-drejtoresha e teknologjisë në OpenAI u shfaq në tapetin e kuq në Metropolitan Museum of Art në New York, në një edicion me temë “Costume Art” dhe kod veshjeje “Fashion is Art”, ku të ftuarit u kërkua të sillnin paraqitje që e trajtojnë modën si formë arti.
Murati zgjodhi një paraqitje elegante dhe të guximshme: ajo u shfaq me një fustan të zi të gjatë, të mbuluar me detaje/gurë në ngjyrë të verdhë (të artë), që krijonin efekt shkëlqimi në të gjithë veshjen.
Fustani kishte edhe dekolte të hapur në formë “V”, ndërsa silueta e tij ishte e ngushtë dhe e strukturuar, duke theksuar linjat e trupit.
Ajo e kombinoi pamjen me një stil minimalist në pjesën e aksesorëve dhe me flokë të lëshuar, çka e mbajti fokusin te fustani dhe te detajet e tij, të cilat përshtateshin me frymën e këtij viti, ku veshjet u trajtuan si “piktura” dhe si pjesë e një ekspozite të gjallë në tapetin e kuq.
Në Met Gala 2026, ku u panë shumë interpretime të ndryshme të temës “Fashion is Art”, paraqitja e Mira Muratit u komentua si një zgjedhje e pastër, e rafinuar dhe e qartë në mesazh, duke e sjellë atë mes emrave që tërhoqën vëmendje në natën më të rëndësishme të modës. /telegrafi
