Nga ceremonia hapëse e Eurovisionit, Alis: Një moment që dikur e kam ëndërruar dhe tani po e jetoj

Nga ceremonia hapëse e Eurovisionit, Alis: Një moment që dikur e kam ëndërruar dhe tani po e jetoj

Showbiz May 12, 2026 - 12:25

Këngëtari Alis, i cili përfaqëson Shqipërinë në Eurovision Song Contest 2026, ka ndarë me ndjekësit një moment të veçantë nga pjesëmarrja në ceremoninë hapëse “turquoise carpet”, përmes një videoje të publikuar në Instagram.

Në një postim të mbushur me emocione, ai ka shkruar: “Ëndrrat bëhen realitet. Një moment kaq i pabesueshëm dhe emocionues duke ecur në tapetin bruz të Eurovisionit”.

“Një moment që dikur e kam ëndërruar vetëm, dhe tani po e jetoj me zemër të plotë. Përjetësisht mirënjohës për këtë udhëtim, për dashurinë, mbështetjen dhe për të gjithë ata që kanë besuar në mua gjatë gjithë rrugës”, tha ai mes të tjerash.

Ky moment vjen pas parakalimit të tij në “turquoise carpet”, ceremoninë zyrtare të hapjes së Eurovisionit, ku artistët e vendeve pjesëmarrëse prezantohen para mediave ndërkombëtare dhe publikut, duke shënuar nisjen simbolike të javës së festivalit dhe një prej momenteve më të rëndësishme të rrugëtimit drejt skenës së madhe evropiane.

Sonte (e martë) ndërkaq nis edicioni i 70-të me gjysmëfinalen e parë.

Shqipëria do të performojë në gjysmëfinalen e dytë, e cila do të jetë të enjten, 14 maj.

Finalja e madhe do të mbahet të shtunën (16 maj).

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Alis (@aliskallaci)