Shqipëria ngjitet sonte në skenën e Eurovisionit, Alis me “Nan” synon finalen

Shqipëria ngjitet sonte në skenën e Eurovisionit, Alis me “Nan” synon finalen

Showbiz May 14, 2026 - 09:40

Shqipëria mbrëmjen e sotme do të ngjitet në skenën e Eurovision Song Contest 2026.

Këtë vit shteti shqiptar përfaqësohet nga Alis Kallaçi me këngën “Nan”, e cila do të interpretohet e 13-ta në renditjen e performancave.

Media dhe platformat e specializuara të festivalit e kanë renditur Shqipërinë mes vendeve që mund të surprizojnë në votime.

Ndërkohë, gjysmëfinalja e parë, e zhvilluar të martën, ka përcaktuar tashmë 10 finalistët e parë që do të garojnë në natën finale të 16 majit.

Vendet që siguruan kualifikimin në finale janë Greqia, Finlanda, Belgjika, Suedia, Moldavia, Izraeli, Serbia, Kroacia, Lituania dhe Polonia.