Sunny Hill 2026: Konfirmohen emrat e rinj, Seth Troxler, Carlita dhe Manifest në Prishtinë [Video]

Sunny Hill 2026: Konfirmohen emrat e rinj, Seth Troxler, Carlita dhe Manifest në Prishtinë [Video]

Showbiz May 23, 2026 - 14:58

Sunny Hill Festival është gati të transformojë sërish kryeqytetin në epiqendrën e muzikës botërore.

Sot, festivali ka kënaqësinë të konfirmojë artistët e rinj që do të ngjiten në skenat e mëdha të Sunny Hill këtë verë, duke paralajmëruar një edicion të jashtëzakonshëm që do të mbahet më 31 korrik, 1 dhe 2 gusht.

Në mesin e emrave të konfirmuar janë gjigantët e muzikës elektronike dhe performuesit më të kërkuar të momentit:

Keinemusic (Adam Port dhe Rampa)

Seth Troxler

Carlita

Manifest

Ky është vetëm fillimi. Në ditët në vijim, Sunny Hill do të vazhdojë të zbulojë emra të tjerë të mëdhenj të muzikës botërore, si dhe artistët më të mirë lokalë që do të plotësojnë programin artistik të këtij edicioni.

Ndikimi Ekonomik dhe brendet botërore në Sunny Hill Festival

Rëndësia e festivalit po rikonfirmohet edhe përmes prezencës së brendeve më të mëdha botërore dhe lokale, të cilat do të jenë pjesë e rëndësishme të përvojës së festivalit. Ky interesim i madh ka sjellë një efekt të menjëhershëm në ekonominë lokale: hoteleria në Prishtinë dhe qytetet përreth ka filluar të mbushet, me rezervime që premtojnë një "boost" të fuqishëm ekonomik për vendin.

"Ky edicion nuk është vetëm një festival i zakonshëm i muzikës; është një dëshmi e rritjes sonë si destinacion global. Prishtina po mirëpret botën," thonë nga ekipi organizativ i Sunny Hill Festival.

Për më shumë informata rreth biletave dhe njoftimeve të radhës, ju lutemi vizitoni faqen tonë zyrtare dhe rrjetet sociale.