Nga Yll Limani te Dafina Zeqiri - artistët shqiptarë urojnë Kurban Bajramin
Ditën e sotme (e mërkurë) besimtarët myslimanë në mbarë botën kremtojnë Kurban Bajramin, një nga festat më të rëndësishme të kalendarit islamik.
Me këtë rast, edhe shumë prej figurave të njohura të skenës muzikore shqiptare kanë përcjellë urime për ndjekësit e tyre në rrjetet sociale.
Yll Limani, Leonora Jakupi, Dhurata Dora, Ermal Fejzullahu, Dafina Zeqiri dhe Vesa Luma janë ndër artistët që kanë zgjedhur të ndajnë momente festive me publikun.
Në fotografinë e veçantë krah fëmijëve, Gold AG uron Kurban Bajramin
Ata kanë postuar fotografi dhe mesazhe të ndryshme urimi, duke theksuar rëndësinë e paqes, dashurisë dhe harmonisë familjare në këtë ditë të shënuar.
Rrjetet sociale gjithashtu janë mbushur me urime dhe postime, teksa shumë persona kanë ndarë momente nga kjo festë.
Më poshtë janë postimet e plota të artistëve:





