Katy Perry do të vijë në Kosovë për “Sunny Hill Festival”

Katy Perry do të vijë në Kosovë për “Sunny Hill Festival”

Showbiz June 04, 2026 - 12:38

Këngëtarja e njohur amerikane Katy Perry do të jetë një prej emrave kryesorë që do të performojnë në edicionin e sivjetëm të “Sunny Hill Festival” në Prishtinë.

Lajmi është konfirmuar nga organizatorët e Festivalit, të cilët kanë publikuar edhe një bisedë mes Dua Lipës dhe Katy Perryt, ku këngëtarja amerikane, e pyetur për planet e saj të verës, konfirmon pjesëmarrjen në Prishtinë.

“Sunny Hill Festival” do të mbahet më 31 korrik, 1 dhe 2 gusht, duke sjellë disa prej emrave më të njohur të skenës ndërkombëtare muzikore.

Organizatorët kanë bërë të ditur se në ditët në vijim pritet të konfirmohen edhe të paktën dy artistë të tjerë të mëdhenj që do të performojnë në këtë edicion të festivalit. /Zëri