Dua Lipa dhe Callum Turner nisin festimet e dasmës luksoze në Sicili

Dua Lipa dhe Callum Turner nisin festimet e dasmës luksoze në Sicili

Showbiz June 05, 2026 - 20:11

Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa dhe aktori Callum Turner kanë nisur festimet e dasmës së tyre luksoze në Sicili të Italisë me një mbrëmje pritëse për miqtë dhe të ftuarit VIP.

Çifti organizoi një koktej festiv në Pallatin Valguarnera Gangi në Palermo, ku morën pjesë emra të njohur të botës së muzikës dhe kinemasë, përfshirë Charli XCX dhe Mark Ronson.

Dua tërhoqi vëmendjen me një fustan të bardhë elegant, me shpinë të hapur dhe detaje me thekë, ndërsa Callum u shfaq me një kostum bezhë. Të dy u panë të buzëqeshur teksa mbërritën në festë.

Sipas raportimeve, çifti ka shpenzuar rreth 9 mijë paund për të mbyllur Galerinë Moderne në Palermo, ku u mbajt pritja madhështore.

Në mesin e të ftuarve ishte edhe këngëtarja Charli XCX, e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, George Daniel, bateristi i grupit The 1975. Vëmendje të veçantë mori edhe prania e aktorit Joe Alwyn, ish-partnerit të Taylor Swift.

Dasma e Dua Lipës dhe Callum Turner pritet të jetë një nga ngjarjet më të komentuara të showbiz-it këtë vit, me një listë të gjatë të ftuarish të famshëm dhe festa luksoze në zemër të Sicilisë./KultPlus