15 mijë fansa të pranishëm, Yll Limani elektrizoi Tiranën në natën e parë të koncertit
Yll Limani mbajti mbrëmë natën e parë të koncertit të tij madhështor në Tiranë, duke dhuruar një spektakël të paharrueshëm për publikun kryeqytetas.
Ndalesa e radhës në turneun “Thirrëm sot ose nesër” i rezervoi artistit nga Kosova një pritje të jashtëzakonshme në Pistën e Atletikës te Parku i Madh i Liqenit.
Siç dallohet edhe në postimet e fundit në rrjetet sociale, atmosfera arriti kulmin kur rreth 15 mijë njerëz u bënë bashkë për të kënduar në një zë të vetëm çdo hit të tij.
Dhjetëra mijëra të rinj krijuan një kor gjigand nën qiellin e hapur, duke e kthyer këtë natë të parë në një sukses të padiskutueshëm.
Por magjia nuk përfundon këtu. Për të gjithë adhuruesit, Ylli Limani do të ngjitet sërish në skenë sonte për natën e dytë të koncertit, ku premtohet e njëjta energji elektrizuese dhe surpriza të tjera për publikun e Tiranës.