Këndoi në dasmën e Dua Lipës, flet Besnik Qaka

Këndoi në dasmën e Dua Lipës, flet Besnik Qaka

Showbiz June 18, 2026 - 13:43

Duke qenë se vetëm pak ditë më parë këndoi në dasmën e Dua Lipës, Besnik Qaka është pyetur më shumë rreth kësaj pjese.

"Besniku ka kënduar për një orë në dasmën e Dua Lipës, të gjithë artistët botëror që kanë qenë aty kanë kënduar e kanë kërcyer këngët shqiptare nga zëri yt i mrekullueshëm, Besnik super komplimente. Si ishte ndjesia", iu drejtua prezantuesja e programit.

"Super, jemi kënaqur, e kemi shijuar ka qenë një dasmë gjigante kemi performuar para gjithë njerëzve eminentë që i kemi pasur aty", tha ai në Tv Klan.

I ftuar special për të kënduar ishte këngëtari Sinan Vllasaliu, i cili u aksidentua me motor vetëm pak ditë para ceremonisë.

Kjo bëri që të kryente një ndërhyrje, ndërsa po vazhdon me rikuperimin.

Artistja shqiptare me famë botërore u martua me Callum Turner në Sicili të Italisë, në një festë treditore.

@rtvklanofficial “Ishte këngëtar në dasmën e Dua Lipa” Besnik Qaka tregon ekskluzivisht detaje nga ceremonia Për më shumë vizitoni tvklan.al/boterori2026 #Kampionet #WeAre26 #FIFAWorldCup #TvKlan #MarinaVjollca #BoterorineKlan #KlanSport #KlanSocial ë original sound - RTV KLAN