Emina Çunmulaj ndan surprizën romantike të bashkëshortit në përvjetorin e martesës
Modelja shqiptare Emina Çunmulaj po feston një përvjetor të rëndësishëm në historinë e saj të dashurisë me biznesmenin iraniano-amerikan, Sam Nazarian.
Me këtë rast të veçantë, ajo ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale një moment mjaft romantik, duke treguar se kilometra të tërë largësi nuk e kanë penguar bashkëshortin e saj ta surprizojë në një mënyrë të veçantë.
Në postimin e fundit në Instagram, Emina shfaqet teksa hyn në një ambient të dekoruar me petale trëndafilash të kuq dhe qirinj të ndezur, një atmosferë e krijuar posaçërisht për të festuar këtë datë të rëndësishme.
Krahas pamjeve, modelja ka shprehur edhe ndjenjat e saj me një dedikim të veçantë për 20 qershorin, datë që shënon martesën e tyre në vitin 2015.
“Edhe pse jemi të ndarë nga oqeane dhe kontinente, ti ende arrin të më surprizosh çdo ditë. Pas 16 vitesh bashkë dhe 11 vitesh si gruaja jote, do të të zgjidhja ty përsëri dhe përsëri. E dashuroj të qenit gruaja jote”, ka shkruar Emina.
Çifti gëzon një jetë të lumtur familjare dhe janë prindër të tre fëmijëve, dy vajzave dhe një djali. /telegrafi