Këngëtari serb nga Kosova me këngë edhe në shqip
Një reper serb me origjinë nga Kosova, ka publikuar këngën e re ku në tillut dhe refrenin e këngës e këndon në gjuhën shqipe.
Kënga me titull "Pasha Zot", është një nga këngët e albumit të Milan Jankovicit, i njohur si Cobra.
Kënga veçohet për përdorimin e gjuhës shqipe në refren, ku dëgjohen vargjet "A je mirë çka po bën" dhe "Pasha Zot", ndërsa pjesa tjetër e tekstit interpretohet kryesisht në gjuhën serbe.
Përmes vargjeve, artisti trajton tema që lidhen me jetën e përditshme, rrjetet sociale, realitetin urban dhe përvojat personale. Në tekst përmenden gjithashtu Prishtina dhe elemente të identitetit lokal, shkruan Zeri.info.
Publikimi i këngës ka tërhequr vëmendje për kombinimin e shqipes dhe serbishtes, një element që ka ngjallur edhe debat në rrjetet sociale. /Zëri