“Bota u bë më e ndritshme ditën që mbërrite ti”, Capital T i uron ditëlindjen Adrola Dushit

“Bota u bë më e ndritshme ditën që mbërrite ti”, Capital T i uron ditëlindjen Adrola Dushit

Showbiz June 28, 2026 - 14:56

Lidhja mes reperit Capital T dhe modeles Adrola Dushi ka qenë prej vitesh një nga temat më të komentuara në showbizin shqiptar.

Edhe pse janë përfolur vazhdimisht për një romancë, të dy kanë zgjedhur ta mbajnë larg vëmendjes së publikut, pa reaguar ndaj zërave apo fotografive që i lidhnin bashkë.

Megjithatë, tashmë çifti nuk e fsheh më marrëdhënien. Me rastin e ditëlindjes së Adrolës, Capital T ndau në Instagram një postim të përbashkët me modelen, ku shfaqen pranë njëri-tjetrit.

Krahas fotografive, reperi i kushtoi edhe një mesazh të veçantë.

“Bota u bë pak më e ndritshme ditën kur ti erdhe. Gëzuar ditëlindjen për ty”, shkroi Capital T, duke e shoqëruar urimin me një zemër.

Image