Momente romantike mes Capital T dhe Adrola Dushit nga pushimet
Capital T ka ndarë me ndjekësit një kolazh fotografish nga përditshmëria e tij, ku mes pamjeve të ndryshme shfaqen edhe momente romantike me partneren e tij, modelen shqiptare Adrola Dushi.
Dyshja, e cila prej kohësh është përfolur për një lidhje, e ka zyrtarizuar romancën e tyre vetëm disa muaj më parë.
Në fotografitë e publikuara ata shihen duke shijuar pushime së bashku dhe duke kaluar momente intime.
Këngëtari e ka shoqëruar postimin me përshkrimin “Romancë vere”, duke i dhënë një tjetër sinjal lidhjes së tyre të konsoliduar.
Në kolazhin e publikuar, Capital T ka përfshirë gjithashtu pamje nga koncerti i Kanye West në Shqipëri si dhe momente të tjera nga jeta e tij.
I njëjti po vazhdon të jetë tejet aktiv edhe në karrierën profesionale, me këngë e koncerte.
Sa i përket jetës private, romanca e dyshes u zyrtarizua pak muaj më parë, edhe pse janë bashkë prej vitesh.
