Julia dhe Lorenzo shpallen fitues të sezonit të 13-të të “Love Island”
Julia dhe Lorenzo janë shpallur fitues të sezonit të 13-të të "Love Island", duke fituar çmimin prej 50 mijë funtesh pas votimit të publikut.
Lajmin e bëri të ditur prezantuesja Maya Jama gjatë finales së spektaklit.
Në vendin e dytë u renditën Jasmin dhe Kavan, derisa Simba dhe Angelista përfunduan të tretët.
Finalja u shoqërua me një eliminim të papritur, pasi Yasmin dhe Tommy u larguan nga vila pak para shpalljes së tri çifteve finaliste.
Ata u zgjodhën për t'u eliminuar nga çifti Mica dhe Samraj, të cilët ishin larguar më herët. Ishte hera e parë në historinë e emisionit që një çift eliminohej gjatë vetë finales.
Pas largimit, Tommy tha se ishte i lumtur që kishte gjetur personin e duhur në emision dhe Yasmin e cilësoi eksperiencën në Love Island si më të mirën e jetës së saj, duke thënë se kishte mësuar shumë për veten dhe kishte krijuar miqësi të reja.
Ajo pranoi se eliminimi ishte një surprizë, por besonte se ishte vendimi i duhur bazuar në çiftet që kishin mbetur në garë.

