Haxhiislami: Koreografitë në dasma po bëhen gjithnjë e më të kërkuara

Haxhiislami: Koreografitë në dasma po bëhen gjithnjë e më të kërkuara

Showbiz September 06, 2026 - 14:07

Koreografi dhe instruktori i vallëzimit Rron Haxhiislami ka treguar se çiftet po i kushtojnë gjithnjë e më shumë rëndësi koreografive të veçanta për hyrjen e tyre në dasmë.

Ai thotë se interesimi për vallëzimin është rritur ndjeshëm, ndërsa sot pjesëmarrja në kurset e vallëzimit është pothuajse e barabartë mes meshkujve dhe femrave.

“Dëshira jo vetëm për koreografi të veçantë, por edhe për vallëzime folklorike e tradicionale gjithmonë po shkon tu u rrit”, tha ai në Klan Kosova.

Roni theksoi se vallëzimi nuk duhet parë si humbje e traditës, por si një mënyrë për ta shijuar më shumë një ditë të veçantë.

“Është dita jote e veçantë. Duhet me bë diçka të veçantë”, u shpreh Haxhiislami.