Lila Moss, Iris Law dhe Romeo Beckham tërheqin vëmendjen në festën e Burberryt

Lila Moss, Iris Law dhe Romeo Beckham tërheqin vëmendjen në festën e Burberryt

Showbiz September 22, 2026 - 15:29

Lila Moss, Iris Law dhe Romeo Beckham ishin ndër emrat e rinj të familjeve të famshme që tërhoqën vëmendjen në festën e Burberryt pas Javës së Modës në Londër.

Pas sfilatës së koleksionit pranverë-verë 2027 të Burberryt, e mbajtur në Chelsea College of Arts, tre të rinjtë u fotografuan teksa shkonin drejt festës së organizuar në hotelin St Clement.

Lila Moss, vajza e supermodeles Kate Moss, u shfaq me një fustan të shkurtër argjendi me shkëlqim dhe taka të zeza, shkruan DailyMail.

Iris Law, vajza e aktorit Jude Law dhe Sadie Frost, zgjodhi një pamje më të thjeshtë, duke hequr xhaketën e saj prej xhinsi dhe duke veshur një bluzë të bardhë.

Ndërkohë, Romeo Beckham, djali i David dhe Victoria Beckham, iu bashkua mbrëmjes së bashku me të dashurën e tij, Kim Turnbull.

Ata ishin pjesë e një grupi të madh personazhesh të famshëm që morën pjesë në eventin e Burberry-t, mes tyre Rosie Huntington-Whiteley, Jason Statham, Eve Hewson, Jodie Turner-Smith, Gemma Chan, Keely Hodgkinson dhe aktori Stephen Graham.

Sfilata shënoi edhe 170-vjetorin e Burberry-t dhe u zhvillua nën drejtimin kreativ të Daniel Lee.

Në të njëjtën periudhë, muzeu V&A në Londër hapi ekspozitën falas The Burberry Trench: Crafting an Icon, e cila sjell në vëmendje historinë e palltos ikonë të markës dhe pjesë të rëndësishme nga arkivi i saj.

Image

Image

Image