Selena Gomez zbulon dëshirën e saj për t’u bërë nënë: Do t’i kem fëmijët e mi

Selena Gomez zbulon dëshirën e saj për t’u bërë nënë: Do t’i kem fëmijët e mi

Showbiz September 25, 2026 - 10:59

Selena Gomez ka folur hapur për dëshirën e saj për t’u bërë nënë, duke treguar se krijimi i një familjeje është pjesë e planeve të saj për të ardhmen.

Gjatë pjesëmarrjes në “Fast Company Innovation Festival” në New York, këngëtarja dhe sipërmarrësja foli për punën e saj me “Rare Impact Fund” dhe gjërat për të cilat ndihet më krenare.

Teksa fliste për familjen e saj, Gomezi përmendi motrën 13-vjeçare dhe tha se në të ardhmen dëshiron të ketë edhe fëmijët e saj.

“Kam një motër 13-vjeçare që do të thotë gjithçka për mua dhe, përfundimisht, do të kem edhe fëmijët e mi. Kjo është diçka që nuk dua të jetë tabu”, u shpreh ajo.

Deklaratat e saj vijnë pas rrëfimeve të mëparshme për vështirësitë shëndetësore që mund ta pengojnë të mbajë vetë një shtatzëni.

Në një intervistë për “Vanity Fair” në vitin 2024, Gomez kishte treguar se një shtatzëni mund të përbënte rrezik për të dhe foshnjën. Ajo kishte përmendur surrogacinë dhe birësimin si mundësi për t’u bërë nënë.

“E kuptova se rruga ime drejt mëmësisë do të dukej ndryshe”, kishte thënë Gomez, duke shtuar se për të mënyra se si do të bëhet nënë nuk është ajo që ka më shumë rëndësi.

“Në fund të fundit, nuk më intereson. Do të jetë imi. Do të jetë fëmija im”, ishte shprehur ajo.

Selena Gomez ka folur hapur për dëshirën e saj për t’u bërë nënë, duke treguar se krijimi i një familjeje është pjesë e planeve të saj për të ardhmen.

Gjatë pjesëmarrjes në “Fast Company Innovation Festival” në New York, këngëtarja dhe sipërmarrësja foli për punën e saj me “Rare Impact Fund” dhe gjërat për të cilat ndihet më krenare.

Teksa fliste për familjen e saj, Gomezi përmendi motrën 13-vjeçare dhe tha se në të ardhmen dëshiron të ketë edhe fëmijët e saj.

“Kam një motër 13-vjeçare që do të thotë gjithçka për mua dhe, përfundimisht do të kem edhe fëmijët e mi. Kjo është diçka që nuk dua të jetë tabu”, u shpreh ajo.

Deklaratat e saj vijnë pas rrëfimeve të mëparshme për vështirësitë shëndetësore që mund ta pengojnë të mbajë vetë një shtatzëni.

Në një intervistë për “Vanity Fair” në vitin 2024, Gomezi kishte treguar se një shtatzëni mund të përbënte rrezik për të dhe foshnjën. Ajo kishte përmendur surrogacinë dhe birësimin si mundësi për t’u bërë nënë.

“E kuptova se rruga ime drejt mëmësisë do të dukej ndryshe”, kishte thënë Gomezi, duke shtuar se për të mënyra se si do të bëhet nënë nuk është ajo që ka më shumë rëndësi.

“Në fund të fundit, nuk më intereson. Do të jetë imi. Do të jetë fëmija im”, ishte shprehur ajo.