Lola Young rrëzohet në mes të një shfaqjeje [video]

Lola Young rrëzohet në mes të një shfaqjeje [video]

Showbiz October 01, 2026 - 19:02

Këngëtarja britanike Lola Young (24), e njohur më së miri për hitin e saj të vitit 2024 Messy, u rrëzua gjatë një performance në festivalin All Things Go në New York, ku shihet edhe në video.

Incidenti ndodhi të shtunën në mbrëmje, ndërsa ajo po performonte këngën e saj Conceited në stadiumin Forest Hills. Publiku mbeti i shokuar kur ajo u desh të nxirrej nga skena nga ndihmësit mjekësorë.

Vetëm pak çaste më parë, këngëtarja iu drejtua turmës dhe zbuloi se kishte kaluar një kohë shumë të vështirë.