Dafina Zeqiri uron Justina Shiroka-Pulën pas zgjedhjes presidente

Dafina Zeqiri uron Justina Shiroka-Pulën pas zgjedhjes presidente

Showbiz October 07, 2026 - 11:53

Dafina Zeqiri ka reaguar pas zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës në postin e presidentes së Republikës së Kosovës.

Këngëtarja ka ndarë në Instagram një urim për presidenten e re, duke i përcjellë asaj urimet për detyrën e re.

Në postimin e saj, Dafina shkroi: “Shumë urime”, duke e etiketuar Shiroka-Pulën dhe shoqëruar mesazhin me “emoji”.

Dafina ka ndarë në InstaStory edhe një tjetër postim, kësaj here të ish-presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga.

Në fotografinë e publikuar nga Jahjaga, ajo shfaqet përkrah Justina Shiroka-Pulës.

Postimi shoqërohet me një urim për presidenten e re, e fotografia sjell në fokus dy prej figurave që kanë mbajtur dhe mbajnë postin e presidentes së Kosovës.

Kështu, përmes dy postimeve të njëpasnjëshme, Zeqiri ka përcjellë urimin e saj për Justinën dhe më pas ka ndarë edhe mesazhin e ish-presidentes Atifete Jahjaga, duke treguar se ruan raporte të mira me to. /telegrafi

Image
Image