Në pushime së bashku me Nora Istrefin, flet Robert Berisha [video]

Në pushime së bashku me Nora Istrefin, flet Robert Berisha [video]

Showbiz October 08, 2026 - 14:33

Robert Berisha ka folur së fundmi për jetën private dhe angazhimet profesionale, gjatë një interviste për 'Prive".

Këngëtari dhe prezantuesi ka ndarë disa detaje nga vera që lamë pas, duke treguar se ka pasur një sezon të ngarkuar me angazhime.

Mes momenteve që ka veçuar ishin edhe pushimet në Paris, ku udhëtoi së bashku me vajzën e tij, Rene dhe ish-partneren, Nora Istrefin.

Roberti tregoi se udhëtimi në Paris ishte një premtim që ia kishte bërë vajzës së tij, pasi ajo kishte përfunduar klasën e pestë me rezultate të shkëlqyera.

Ndërkohë, vëmendje mori edhe pjesa e intervistës që lidhej me jetën e tij sentimentale.

I pyetur për statusin e tij aktual, Roberti nuk la vend për dilema dhe konfirmoi se është beqar.

“Jam single dhe po dua të merrem me veten”, deklaroi tutje.

Roberti zbuloi se është duke përgatitur edhe një projekt të ri televiziv, të cilin synon ta sjellë para publikut gjatë vitit 2027.

Kështu, duket se për Berishën periudha në vazhdim do të jetë e mbushur me angazhime të reja profesionale.