Protesta e studentëve, Shkurte Fejza mesazh Edi Ramës: Shqipëria, shtëpia jonë e përbashkët

Protesta e studentëve, Shkurte Fejza mesazh Edi Ramës: Shqipëria, shtëpia jonë e përbashkët

Showbiz October 16, 2026 - 11:43

Këngëtarja e njohur shqiptare, Shkurte Fejza, ka publikuar një mesazh drejtuar kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, përmes të cilit bën thirrje për dialog, mirëkuptim dhe një zgjidhje të drejtë për shqetësimet e studentëve.

Në mesazhin e saj, të cilin e cilëson si një lutje me zemër për Shqipërinë, Fejza shprehet jo vetëm si artiste shqiptare, por edhe si nënë që dëshiron ta shohë rininë e vendit të jetojë me shpresë, dinjitet dhe besim në të ardhmen.

Fejza i bën thirrje kryeministrit Rama që të gjendet një rrugë mirëkuptimi dhe një zgjidhje e arsyeshme, e cila t'u japë shpresë studentëve dhe qetësi familjeve, duke shmangur thellimin e ndasive mes qytetarëve dhe institucioneve.

Duke u ndalur te roli i artit dhe i fjalës në bashkimin e njerëzve, këngëtarja shprehet se dëshira e saj është që komunikimi të shërbejë si urë bashkimi.

Shkurte Fejza shpreh respektin për institucionet dhe dashurinë për popullin shqiptar, duke u lutur që të gjendet një zgjidhje e mirë për të gjithë.