Dua Lipa dhe Callum Turner shfaqen së bashku në një mbrëmje gala në New York
Showbiz
October 23, 2026 - 12:40
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka tërhequr vëmendjen në New York, ku mori pjesë në gala-në hapëse të veprës “Lincoln in the Bardo”, në Metropolitan Opera, e shoqëruar nga bashkëshorti saj, aktori Callum Turner.
Artistja u paraqit me një fustan të zi elegant dhe të guximshëm, me pjesën e sipërme prej sateni në formë bandeau, fundin transparent me të çarë të lartë dhe mëngë të gjera, të zbukuruara me temina që i jepnin veshjes një pamje dramatike.
Dua Lipa konfirmoi edhe një herë stilin e saj të veçantë, duke kombinuar elegancën klasike me elemente moderne dhe ekstravagante në një prej ngjarjeve të rëndësishme të skenës kulturore të New Yorkut. /KultPlus
