Pas vdekjes së Arlindës, këngëtarja dhe humanistja Antigona Bajrami prek me mesazhin e saj

Pas vdekjes së Arlindës, këngëtarja dhe humanistja Antigona Bajrami prek me mesazhin e saj

Showbiz October 29, 2026 - 22:48

Ajo është një artiste e muzikës shqiptare por edhe një humaniste që shpesh herë i qëndron pranë njerëzve në nevojë.

E kemi fjalën për këngëtaren Antigona Bajrami e cila në pamundësi për t’ju bashkuar protestave që kanë nisur me moton " Edhe sa Arlinda", pasi ajo jeton larg ka reaguar duke publikuar edhe disa foto në bardh e zi, e veshur me të zeza.

Artistja në foto ka prekur me vargjet e saj në lidhje me vrasjen e Arlinda Zekaj ku mes tjerash mbi foton e saj shkruan

" Ajo ishte një grua me ëndrra, forcë dhe një zemër plot jetë...Arlinda Zekaj nuk ishte vetëm një emër, ajo ishte një jetë, një dritë....". Mesazhin e Antigonës e prekur mjaft nga ngjarja mund ta lexoni në foton që artistja ka shpërndarë në rrjetin e saj social.

Duke u sensibilizuar me dhimbjen e kësaj ngjarje makabre vetë këngëtarja që si çdo person dhe konkretisht si grua është prekur shumë dhe ka shpërndarë edhe fotot e veshur me të zeza.

Image

Image