“Mosmirënjohja është fukarallëku ma i madh”, me kë e ka Leonora?

“Mosmirënjohja është fukarallëku ma i madh”, me kë e ka Leonora?

Showbiz November 02, 2026 - 13:09

Këngëtarja e njohur, Leonora Jakupi, ka tërhequr vëmendje së fundmi me një shkrim të publikuar në InstaStory.

“Mosmirënjohja është fukarallëku ma i madh i karakterit!!!”, shkroi ajo, duke përcjellë një mesazh mjaft të fortë.

Me pak fjalë, Leonora ka shprehur qëndrimin e saj ndaj mosmirënjohjes, por ka zgjedhur të mos japë asnjë detaj më shumë.

Këngëtarja nuk ka përmendur emra dhe as nuk ka zbuluar se çfarë e ka shtyrë ta bëjë këtë postim.

Megjithatë, mënyra sesi është shprehur lë të kuptohet se pas këtyre fjalëve qëndron një mesazh me peshë.

Se kujt i drejtohet dhe çfarë fshihet pas këtij reagimi, Leonora ka zgjedhur ta mbajë për vete, të paktën për momentin. /Prive By LS

Image