Këngëtarja që përmes folklorit ruan dashurinë për atdheun [video]

Këngëtarja që përmes folklorit ruan dashurinë për atdheun [video]

Showbiz November 05, 2026 - 23:01

Ajo është një artiste e dekadave, ku pavarësisht ndryshimeve të rrymave të reja muzikore që preku shumë këngëtarë, mbetet te tabani. te folklori pasi e dashuron atë dhe zëri i saj ka lindur për të.

E kemi fjalën për artisten Hajrije Preniqi Gashi e cila pas baladës së Gurbetit ka ardhur me një këngë tjetër festive para festave të Nëntorit dhe Vitit të Ri që po troket.

Ajo vjen si një Fatime Sokoli e dytë ku krah tingullit të çiftelisë ulur para një sofre shqiptare ja thotë bukur këngës që mban titullin "Asnjëherë s’jam ba pishman".

Artistja e njohur që këndoi këngë me tematikë të tillë atëherë kur rrallë kush guxonte, ka dashur ta sjellë me zërin e saj këtë këngë shumë të vjetër shqiptare duke na treguar se din ta ruaje dashurinë për atdheun përmes folklorit.

Këngëtarja njëkohësisht është mjaft e kërkuar kudo falë repertorit të saj, ndërsa në Festën e Flamurit ajo do të këndojë për shqiptaret në Amersfoort në Hollandë më 28 Nëntor.

Ne ju ftojmë që ta klikoni dhe ta dëgjoni këngën e saj më të re në link dhe do ta doni ende më shumë atdheut pavarësisht se ku jetoni.