Nichi shpallet i preferuari i publikut në Big Brother VIP Kosova 5 [video]

Nichi shpallet i preferuari i publikut në Big Brother VIP Kosova 5 [video]

Showbiz November 10, 2026 - 10:23

Në Prime-n e së hënës është hapur një televotim për të preferuarin e Big Brother VIP Kosova 5, deri në këtë pikë të lojës.

Dhe për këto ditë konkurrenti i preferuar nga publiku është shpallur reperi Nichi.

Ai iu gëzua faktit që po vlerësohet nga jashtë, duke i falënderuar të gjithë.

"Faleminderit që po e vlerëson dikush këtë mundin tim se këta mashtruesit asnjëri hiç, përveç Vjollcës", u shpreh ai.

Nga ana tjetër, banori që mori më pak vota dhe që u shpall si më pak i pëlqyer ishte boksieri Fatlum Dreshaj.

I njëjti shkoi automatikisht në nominim për të premten, së bashku me të nominuarit e javës.

Në shtëpinë e famshme ndërkohë tashmë secili ka marrë pozicionet e tyre në lojë, ku shihet edhe në video.